Bashkimi Europian ka vendosur të ndjekë hapat e Shteteve të Bashkuara kundër Tik Tokut, aplikacionit kinez të përdorur nga miliona të rinj edhe në kontinentin e vjetër. Burime nga Brukseli zyrtar bën me dije se BE do të ndalojë me ligj shërbimin e ri të lançuar nga TikTok në Evropë, TikTok Lite, pasi sipas tij ai mund të krijojë varësi te të rinjtë njësoj si duhani, duke mos harruar dhe faktin e kërcënimit të sigurisë të të dhënave.