Top News – Eurofighter-at gjermanë ‘nisen për luftë’ / Avioni rus i zbulimit mbi Baltik
22/09/2025 11:41

Dy avionë luftarakë gjermanë Eurofighter u ngritën në fluturim të dielën për të gjurmuar dhe dëbuar një avion ushtarak rus mbi Detin Baltik, ndërsa Estonia tha se do të thërriste një takim urgjent të këshillit të sigurisë të OKB-së pasi avionët rusë shkelën hapësirën e saj ajrore. Forcat ajrore gjermane thanë se avioni rus i zbulimit Il-20M kishte fikur transponderët e tij dhe kishte injoruar kërkesat për të kontaktuar me kontrollorët. Eurofighter-sat u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage për të ndjekur avionin rus ndërsa ai fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm pas një serie aktesh që qeveritë evropiane i quajnë të qëllimshme dhe provokuese, nga Kremlini. Të premten, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze në Gjirin e Finlandës. Moska e mohon këtë. I pyetur nëse SHBA-të ishin të gatshme të mbronin vendet e BE-së nga agresioni i mëtejshëm rus, Donald Trump tha të dielën: "Po, do ta bëja". Më parë, presidenti amerikan kishte thënë se "nuk i pëlqente" inkursioni ajror i Rusisë, por edhe se nuk ishte informuar për të. Estonia dënoi sjelljen "e paturpshme" të Kremlinit. Ajo tha se po thërriste një takim urgjent të këshillit të sigurisë për herë të parë në 34 vjet anëtarësim të Estonisë në OKB. Udhëheqësit botërorë po mblidhen këtë javë në Nju Jork për asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Talini - një mbështetës i vendosur i Ukrainës - ka kërkuar konsultime sipas nenit katër të NATO-s, i cili u lejon anëtarëve të takohen me aleatët nëse siguria e tyre kërcënohet. Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, tha se Moska po testonte reagimet e NATO-s me hapa armiqësorë "gradualë" që cojnë në një konflikt në shkallë të plotë. Komentet e tij në një konferencë sigurie në Kiev erdhën pasi 19 dronë rusë u ulën në territorin polak.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06