Takimi i deputetëve të Parlamentit Europian me përfaqësuesit e mazhorancës socialiste në Kuvend nuk ka qenë edhe aq miqësor. Eurodeputeti, Michael Gahler, pjesë e delegacionit të PE që u ndal në Tiranë këtë të mërkurë u përballe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe shkak është bërë Bordi i Paqes. Gahler, i cili në PE është zgjedhur si përfaqësues i kristian-demokratëve gjermanë pyeti Ballën në lidhje me pranimin menjëherë të ftesës së Donald Trump që Shqipëria t’i bashkohej Bordit të Paqes.