Fredi Beleri shënoi fitoren e dytë elektorale nga qelitë e burgut. Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian e shfaqin Belerin si një prej kandidatëve më të votuar për eurodeputet në Greqi. Më shumë se 236 mijë qytetarë kanë zgjedhur Belerin si përfaqëues në Parlamentin Europian, nën siglën e Demokracisë së Re të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Në total kjo parti, siguroi 28.31% të votave që përkthehen në shtatë mandate.