Volumi i mallrave dhe shërbimeve që ekonomia shqiptare eksportoi në muajin nëntor është pothuajse i njëjtë me atë të regjistruar në nëntor të vitit të kaluar. Por, të ardhurat e nëntorit të këtij viti ranë me 22 për qind. Arsyeja kryesore: zhvlerësimi i euros. Të dhënat e raportuara nga INSTA-t tregojnë se pavarësisht se eksportuesit rritën volumin e mallrave dhe shërbimeve drejt vendeve të Bashkimit Europian, të ardhurat që hynë në vend ishin në rënie të lirë.