Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të mërkurë me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e martë. Në një muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej fillimit të gushtit.