Në bilancin që AMA ka bërë, rezulton se gjatë vitit 2022 janë administruar 310 ankesa. 52% prej ankesave kanë mbërritur nga individë, 27% nga institucione, 9% nga shoqëria civile dhe bizneset dhe 3% nga mediat. Nga këto të dhëna rezulton se më shumë se gjysma e ankesave ka ardhur nga qytetarë. Lidhur me llojin e ankesave, në një postim të bërë në rrjetet sociale, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi shkruan se përqindja më e lartë e ankesave ka të bëjë me transmetime që shkelin të drejtat e njeriut dhe etikës së komunikimit, 38%. E ndjekur nga ankesat për shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe privatsisë së tyre, 32%.