Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen në rajon dhe në disa vende të Evropës, ndërsa Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë të rënduar epidemiologjike, teksa janë regjistruar 53 raste, 50 prej tyre të konfirmuara në laborator dhe 3 të dyshuara. Gjashtë persona kanë humbur jetën. Viktima e fundit është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ndërroi jetë pas 15 ditësh i shtruar në spital. Sipas mjekëve, ai kishte një gjendje të rënduar klinike dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.