Top News – Estonia do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministre
25/01/2021 14:09

Dy partitë më të mëdha politike në Estoni, kanë arritur marrëveshje për të formuar qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga një kryeministre grua për herë të parë në historinë e këtij shteti. Këshilli i partisë së qendrës së djathtë, Partia e Reformës dhe këshilli i Partisë së Qendrës, kanë votuar të dielën në të mirë të bashkimit në një kabinet të udhëhequr nga Kaja Kallas, e cila drejton edhe Partinë e Reformës. Të dyja partitë “do të formojnë qeverinë, e cila do të vazhdojë të përballet me krizën e pandemisë, do ta çojë përpara Estoninë dhe do të zhvillojë të gjitha zonat dhe rajonet e shtetit tonë”, kanë thënë këto parti përmes një deklarate. Qeveria e re do të zëvendësojë kabinetin paraprak, i cili ka dështuar si pasojë e një skandali të korrupsionit më herët gjatë këtij muaji. Kryeministri Juri Ratas, ka dhënë dorëheqje më 13 janar, për shkak të skandalit, mirëpo ka insistuar se ai personalisht nuk ka bërë asgjë të keqe. Dorëheqje e tij ka rezultuar me shpërbërje të koalicionit qeveritar, andaj presidentja Kersti Kaljulaid i ka kërkuar lideres Kallas që të formojë qeverinë e re. Kaljulaid është po ashtu presidentja e parë grua e këtij shteti. Kaja Kallas, avokate dhe ish-ligjvënëse e Parlamentit Evropian, ka udhëhequr Partinë e Reformës prej vitit 2018. Pjesë e kabinetit të saj do të jenë gra në pozita kyçe në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB