Një kopsht zoologjik në kinën lindore ka mohuar akuzat se disa prej arinjve të tij janë në fakt njerëz të veshur me kostume, pasi videot e një ariu që qëndronte mbi dy këmbë, në dukje si njeri, u bënë virale dhe ndezën hamendësimet dhe teoritë konspirative në mediat sociale kineze. Në një deklaratë të shkruar nga perspektiva e një ariu të quajtur Angela, zyrtarët e kopshtit zoologjik Hangzhou thanë se njerëzit nuk e kuptonin specien e tyre.