Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar ditën e sotme për shkak të kushteve të këqija hidrometeorologjike. Sipas autoriteteve të portit, ndalimi I lundrimit do të jetë në fuqi për 24 orët e ardhshme. Në njoftimin e bërë nga autoritetet portuale theksohet se era dhe deti pritet të jenë me një forcë 5 deri 6 bofor brenda gjirit te Vlores dhe 6-7 bofor në detin e hapur para gjirit. Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të bëhet në datën 7 dhjetor, mbas orës 02:00. Deri atëherë do të jetë e ndaluar lundrimi I të gjithave mjeteve të vogla si dhe I anijeve të peshkimi