Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që lufta rraskapitëse e Moskës në Ukrainë të përfundojë "sa më shpejt të jetë e mundur", tha lideri turk Recep Tayyip Erdogan, pasi konflikti pothuajse 19-mujor nuk tregon shenja përfundimi. "Është shumë e qartë se kjo luftë do të zgjasë shumë," tha Erdogan për mediat amerikane.