Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, për të garantuar sigurinë dhe paqen në vendet e rajonit. Lajmi bëhet me dije nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili nuk konfirmon megjithatë nëse Shqipëria do të jetë pjesë e turit diplomatik të presidentit Erdogan. Sipas kryediplomatit turk, kjo vizitë konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Cavusoglu tha në një deklaratë për shtyp se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit mes shqetësimeve për stabilitetin e rajonit pas luftës në Ukrainë.