Turqia po përpiqet sërish të ndërmjetësojë në një nga betejat më të ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës: atë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Sipas raporteve, Ankaraja ka propozuar të dërgojë një anije në Mariupol, për të evakuuar luftëtarët nga fabrika, të bllokuar në tunelet e saj të fortifikuar tashmë prej disa javësh.