Top News/ Erdogan, plan për të ngrirë luftën / Do ta paraqesë në takimin e G20, lëshime ndaj Putinit
18/11/2024 15:41

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përgatitur një propozim për të ngrirë luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton Bloomberg, duke cituar burime të mirë informuara. Plani supozohet se do të prezantohet në takimin e liderëve të G20 në Rio de Zhaneiro. Iniciativa e Erdogan thuhet se përfshin shtyrjen e diskutimeve për anëtarësimin e Ukrainës në NATO për të paktën një dekadë, një veprim i përshkruar si një "lëshim ndaj Putinit". Propozimi sugjeron gjithashtu krijimin e një zone të çmilitarizuar në Donbasin lindor, të mbikëqyrur nga forcat paqeruajtëse ndërkombëtare dhe ofrimin e mbështetjes ushtarake të Ukrainës si kompensim për shtyrjen e pranimit në NATO. Sipas zyrtarëve turq që folën për Bloomberg, ndërkohë që plani mund të jetë i vështirë për t'u pranuar nga Ukraina, ai konsiderohet si "qasja më realiste" për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Propozimi kërkon shtyrjen e diskutimeve për statusin e territoreve të pushtuara nga Rusia, në mënyrë që fokusi të vendoset te de-përshkallëzimi i menjëhershëm i luftës. Erdogan thuhet se synon të presë bisedimet e paqes në Stamboll. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk merr pjesë në Samitin e G20, pasi presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva refuzoi ta ftojë atë. Edhe presidenti rus Vladimir Putin po ashtu mungon për shkak se, sic ka thënë kremlini, nuk donte të prishte forumin me debatet mbi urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij. Përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen kanë marrë vrull kohët e fundit, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që zhvilloi edhe bisedën e parë telefonike të tij me Putinin në dy vjet, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka sinjalizuar angazhim të mundshëm kur kushtet të jenë të favorshme. Vetë, Zelensky theksoi në një intervistë të fundit se Ukraina synon të kërkojë një zgjidhje diplomatike të konfliktit brenda vitit të ardhshëm.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46