Në një lëvizje të papritur, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi të premten se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai tha se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundrejt pranimit të të dyja vendeve.