Pasi fitoi një tjetër mandat 5-vjeçar për të drejtuar Turqinë, presidenti Rexhep Taip Erdogan nisi edhe ndryshimet në cabinet, teksa në ministrinë e jashtme afroi Hakan Fidan, i cili mori detyrën e Mevlut Cavusoglu. Fidan, i cili ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës në Turqi, që prej vitit 2010, deklaroi se merr detyrën e re me përgjegjësinë për të bërë më të mirë për paqen, sigrinë dhe prosperitetin e kombit dhe shtetit turk.