Një replikë gati 40 metra e lartë e Statujës së Lirisë u rrëzua pasi një stuhi e fortë goditi qytetin brazilian Guaiba të hënën pasdite. Sipas autoriteteve lokale dhe kompanisë që zotëronte strukturën, nuk u raportuan të lënduar. Era e fortë goditi statujën e instaluar në parkingun e një dyqani të madh ndërsa një seri stuhish kanë përfshirë brazilin jugor këto ditë. Pamjet treguan statujën e gjatë të anuar nën forcën e erës përpara se të binte dhe të thyhej.