Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dëshmoi paraditen e së premtes për rreth katër orë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion. Pasi doli nga ambjentet e SPAK, Agaçi deklaroi se ishte në prokurori për inceneratorin e Tiranës, duke shtuar se është në dispozicion të drejtësisë.