Top News – Energjia elektrike/ Shqipëria, më e shtrenjta në rajon
25/11/2020 13:13

Një raport i publikuar nga eurostat ka analizuar çmimet e energjisë elektrike familjaret për rajonin e Ballkanit. Sipa këtyre të dhenave familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit, bën të ditur revista ‘Monitor’. në raportin e Eurostat rezulton se një familje shqiptare e paguan energjinë 0.0778 euro për kilovat orë. Kjo tarifë është më e shtrenjtë sesa Bosnjë Hercegovina 0.0728 euro për kilovat orë, Maqedonia e Veriut (0.0669 euro), Serbia 0.0551 ero, ndërsa më e lira në rajon është Kosova (0.0528 euro për kilovat orë). ndërkohë mungojnë të dhënat për malin e Zi. Vendet e Ballkanit e kanë energjinë për familjarët më lirë se shtetet e Bashkimit Europian. Mesatarja e BE është 0.1312 euro për kilovat orë. Energjinë e paguajnë më shtrenjtë Belgjika, Qipro, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Austria (shih grafikun). Ndërsa më të lirat në Europë janë Gjerogjia dhe Ukraina. Një raport i mëparshëm i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Raporti nënvizon se bizneset në Shqipëri e paguajnë energjinë më shtrenjtë se rajoni. “Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën”, thuhet në raport. I njëjti raport analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë. Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kËh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri 12.48 euro cent / kwh.

Top Channel/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët:130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramzanit
15/07 22:16
Top News- SPAK dërgon ish-deputetin në gjyq, dekonspiroi aksionet e policisë
15/07 22:00
Top News- Blerjet nga prodhuesit bujqësor, tatimet sqarojnë lëshimin e faturave
15/07 20:21
Top Channel/ “130 mijë euro për kokën e Emiliano Ramazanit”, rrëfehet “pa filtra” i Skerdi Tasit
15/07 20:08
Top Channel/ “Boriçi po pinte kafe më vëllanë”, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Ekzekutorët…
15/07 20:07
Top Channel/ “I gjuajta disa herë”, eliminuesi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan…
15/07 20:04
Top Channel/ Adresa, deklarim me detyrim! Vendim i qeverisë: Fusni të dhënat në e-albania
15/07 19:43
Top Channel/ Jo më kabllo mes pallateve, AKEP tregon masat që do merren
15/07 19:42
Top Channel/ SPAk mbyll hetimet për Çyrbjen, akuzat ndaj ish-deputetit të PS
15/07 19:38
Top Channel/ Hidhet në erë me tritol godina e fundit në Theth, IKMT mbyll aksionin
15/07 19:36
Top Channel/ Pamje me dron, momenti i shembjes me tritol të godinës tre katëshe në Theth
15/07 17:09
Top News -Rriten të ardhurat nga pasuritë e krimit. AAPSK arkëton më shumë se 100 mln lekë në 6 muaj
15/07 16:50
Top News- “Rama bleu votat me skemat në bujqësi”, Berisha zbardh skemën
15/07 16:43
Top News – Aksioni jo kundër fermerëve. Ministria e Bujqësisë: Nisma për të formalizuar sektorin
15/07 16:42
Top Channel/ Shpërthim me tritol, shembet godina tre katëshe pa leje në Theth
15/07 16:37
Top News – Agjentja ‘Melania Trumpenko’ / Ukrainasit ‘në dashuri’ me zonjën e parë, sfidoi Trumpin
15/07 16:32
Top Channel/ Shembjet në Theth mbyllen me tritol, IKMT i rikthehet aksionit
15/07 16:07
Top News – Rama në festivalin ‘Herrenchiemsee’. “Europa e rrethuar nga oshëtima e armëve”
15/07 15:40
Top Channel/ Mjedis i sigurt për gazetarët, AMA konsultohet me përfaqësues të mediave
15/07 15:20
Top News – Ambulantët, jo fatura tatimore. Tatimet sqarojnë kategoritë që do kontrollohen
15/07 15:13