Dy zbulime madhore në teknologjinë e paneleve mund të përmirësojnë gjerësisht mënyrën sesi përftohet energjia nga dielli. Dy studime të publikuara së fundmi, dëshmojnë se mund të tranformojnë efikasitetin dhe të reduktojnë ndjeshëm kostot e prodhimit të energjisë diellore, sipas studiuesve. Arritja e parë ka të bëjë me “mirë-konvertimin” e energjisë së ulët, nga drita e padukshme në dritë të energjisë së lartë, me qëllim krijimin e më shumë energjie elektrike nga një masë e njëjtë e dritës së diellit. Studiuesit e Universitetit të UNSW në Australi dhe ata të Universitetit të Kentucky në SHBA, kanë zbuluar se oksigjeni mund të përdoret në transferimin e dritës me energji të ulët në molekula që mund të kthehen në energji elektrike.