Pjesa e parme e Antonovit An-225, një avioni gjigand mallrash, shihet pas Yevhen Bashynskyt. I njohur si Mriya apo ‘Ëndrra’, avioni i stërmadh ishte krenaria e Ukrainës dhe e 28 vjecarit Bashynsky, një prej pilotëve të tij. Kjo është hera e parë që Bashynsky ka ardhur të shohë se cfarë ka mbetur nga Mriya. “Është shumë e vështirë për mua të jem këtu dhe të shoh gjithë këtë. Avioni i shkatërruar, hangarët të shkatërruar...është shumë e dhimbshme...”, thotë ai. Në orët e para të luftës, paratrupat ruse elitë, zbritën në pistën ajrore Antonov, një aeroport i madh mallrash në Hostomel, në veri perëndim të Kievit. Supozohej se kjo do të ishte një pikë zbarkimi për të sulmuar kryeqytetin. Sulmi nuk shkoi sic ishte planifikuar.