Top News – Emisioni ‘Top Story’/ Plehrat, zbulohet kontrata abuzive
18/11/2020 11:24

Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kontrate koncesionare me kohëzgjatje 12 vite, me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë dollarë. Kompania koncesionare fituese është “Alko-Impex general Construction”, me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi. Ai ka arritur të sigurojë një kontratë të majme nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu. Moralisht kjo tregon shtrembërimin politik për shkak të interesave financiare, ndërsa ligjërisht nuk përbën asnjë problem. Referuar kontratës së siguruar nga Top Story, kompania do të duhej që brenda 6 muajsh, të realizonte një stacion transferimi dhe diferencimi për mbetjet e riciklueshme. Kanë kaluar 2 vite dhe ky detyrim nuk është përmbushur. Në nenin 12 të kontratës, qartësisht sqarohet se kompanisë mund t'i ndërpritet koncesioni në rastin kur nuk përmbush detyrimin për të vënë në punë stacionin e transferimit. Po shkeljet nuk mbarojnë me kaq. Kjo kompani me mbështetje nga pushtetarët, po i shkakton Bashkisë së Tiranës dhe taksapaguesve një dëm prej qindra mijëra eurosh në vit, duke ia faturuar mbetjet e Kamzës bashkisë së kryeqytetit. Por, si mund të ndodhë kjo? Mjetet e Alko Impex, pasi ngarkohen me mbetje në Kamëz, i depozitojnë në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar si mbetje të Tiranës. Top Story u interesua, nëse mes Sharrës dhe Bashkisë Kamëz, kishte një kontratë për depozitimin e mbetjeve. Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli deklaroi për Top Story se nuk kishin asnjë marrëveshje me landfillin e Sharrës.

Top Channel/ Eurodeputetja radikale italiane në protestén e Tiranës, e arrestuar në Hungari
27/06 23:22
Top Channel/ Rama nxjerr video nga Banjat e Bënjës: Fitoi e vërteta!
27/06 23:21
Top Channel/ Shqipëri-RMV, me një pikë kufitare! Firmoset marrëveshja mes dy vendeve
27/06 23:02
Top Channel/ “Policët i kanë marrë protestuesit”, aktori i njohur në protestë: Turp
27/06 22:58
Top Channel/ “S’kishte drita dje në Dhërmi, po sabotoni…”, protestuesi denoncon para Kryeministrisë
27/06 22:57
Top Channel/ “Si e ka emrin ai se s’po me kujtohet?”, qytetari merr megafonin në protestë dhe…
27/06 22:12
Top Channel/ Qytetarët ‘ngujohet’ te Kryeministria: Do krijojmë Kuvend dhe…
27/06 22:08
Top Channel/ Flamingot ‘parakalojnë’ para Kryeministrisë, qytetarët : Rama jepe dorëheqjen
27/06 21:19
Top Channel/ “Këtu te ju është…”, eurodeputetja italiane vjen në protestë në Tiranë
27/06 21:18
Top Channel/ Banorët e Durrësit në protestë, s’pranojnë parkimin me pagesë në rrugët e qytetit
27/06 21:16
Top Channel/ S’ndalen qytetarët, shkojnë te Kryeministria, mesazhe për Ramën
27/06 20:23
Top News – Dita e 28 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
27/06 20:16
Top Channel/ Diaspora sërish në protestë, qytetarët kundër Ramës dhe klasës politike
27/06 19:55
Top Channel/ Semani mbytet nga mbetjet, vullnetarë vendas e të huaj pastrojnë pyllin
27/06 19:48
Top Channel/ Arrihet marrëveshja, vetëm një ndalesë në pikat doganore Shqipëri-RMV
27/06 16:03
Top Channel/ Rreziku nga “vejusha e zezë”, shtohen helmimet nga merimangat dhe nepërkat
27/06 15:28
Top Channel/ “Gati për pandemitë”, OBSH kërkon firmosjen e marrëveshjes globale për pandemitë
27/06 15:27
Top Channel/ Drejt Shqipërisë për plazh, mbi 14 mijë persona hyjnë në Shqipëri nga Morina në 12 orë
27/06 15:20
Top Channel/ Llixhat plot me turistë, infrastrukturë e re në Bënjë dhe debate në rrjete sociale
27/06 15:19
Top Channel/ Hetim për kontrollet e AKU/ Policia sekuestron dosjet e AKU për kompaninë SORI-Al
27/06 15:11