Pika kufitare e Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë. Dhjetëra mjete me emigrantë shqiptarë, të cilët kthehen në atdhe për pushimet verore, kanë krijuar radhë të gjata në hyrje të doganës.