Shqipëria ishte një nga të parat vende që mikpriti afganët, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit. E njëjta gjë ndodhi edhe me qytetarët e Ukrainës, të cilët ndodhen nën pushtimin e paprovokuar rus. Në dy ditët e ardhme, pritet që 40 nëna me fëmijët e tyre të mbërrijnë Tiranë. Lajmi u komunikua nga kreu I bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku tha se disa prej tyre do të strehohen në familje private.