Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. Thelbi i kësaj pakete është bojkoti me faza i importeve ruse të naftës. Bëhet fjalë për një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse, qoftë kjo përmes rrugës detare apo tubacioneve, sipas propozimit të Komisionit Europian.