Në një lëvizje provokuese që mund të ndezë zemërimin e Presidentit Donald Trump, kopertina e fundit e revistës Time paraqet Elon Musk pas tavolinës presidenciale në Zyrën Ovale. Edicioni aktual i botimit të njohur për kopertinat e tij historikisht të rëndësishme, vjen pasi Trump i ka dhënë Musk dhe Departamentit të tij të Efikasitetit të Qeverisë, fuqi të jashtëzakonshme për të reduktuar shpenzimet e aparatit federal.