Elon Musk është një hap më afër bërjes trilioneri i parë në botë pasi siguroi një paketë page rekord prej 1 trilion dollarësh nga Tesla, marrëveshja më e madhe kjo në histori. Musk doli në skenë dhe vallëzoi me një nga robotët humanoide Optimus të Teslës pasi aksionerët votuan në favor të paketës rekord.