Gjykata e Lartë e Brazilit do të votojë të hënën nëse do të mbështesë apo jo një vendim për ndalimin e platformës së mediave sociale X, e njohur më parë si Tëitter. Gjyqtari Alexandre Moraes bëri thirrje për votim pro, pasi platforma u pezullua në vend në orët e para të së shtunës. Vendimi u mor pasi X nuk caktoi një përfaqësues të ri ligjor në Brazil brenda afatit të vendosur nga gjykata.