Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar ndërtimin e një godinë 5000 m2, pa leje në zonën e mbrojtur në Llixha në Elbasan. Përkatësisht janë vënë në pranga të policisë për 'ndërtim të paligjshëm' shtetasit Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli 34 vjeç. Policia ka arrestuar edhe 6 punëtorët e ndërtimit: Indrit Çekrezi, Xhoi Pullumbi, Kristo Gjyla, Albion Dedja, Shkëlqim Vlashi, Selman Vlashi, Kledis Muça, ndërsa është shpallur në kërkim, Todi Puka, pronar i Hotel Puka në vendin e quajtur Llixha poshtë Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.