Është dorëzuar në Policinë e Gjirokastrës 48-vjeçari Kamber Sulçaj, nga fshati Mesaplik i Vlorës, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarki në Tepelenë. Dorëzimi i tij është bërë pas negociatave me Policinë, ndërsa mësohet se ai ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ngjarja ndodhi më 26 shtator në fshatin Salari të Tepelenës, dhe dyshohet se shkaku ishte një konflikt i çastit për dritat e gjata të makinës. Trupi i pajetë i italianit u gjetur në vendin e quajtur Dilan, në rrugë rurale që lidh fshatrat Nivicë dhe Salari. Sipas hetimeve, 44-vjeçari italian Edoardo Sarki është përballur rreth mesnatës me automjetin e Kamber Sulçajt, i cili kishte ndezur dritat e gjata. Konflikti verbal mes tyre për dritat degjeneroi në përdorim arme.