Top News – Ekzekutimi i dy të rinjve/ Danjel Pepaj në kërkim si vrasësi
09/10/2020 15:53

Policia ka shpallur në kërkim Danjel Pepajn si vrasësin e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Nëpërmjet një njoftimi policia ka deklaruar se 25 vjeçari Danjel Pepaj , banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe është shpallur në kërkim si vrasësi I dyshuar I Klement Pepaj 21 vjeç dhe Vilson Çutaj, 37vjeç. Danjel Pepaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Po këtë të premte është arrestuar nga policia, Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt. Prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen. Pas marrjes në pyetja nga ana e oficerëve, Rrok Pepajt i është komunikuar akuza “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes. Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj ai i cili ditën e enjte orientoi policinë drejt parcelave të kanabisit pranë fshatit Vrith, në Malësinë e Madhe, ku edhe u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Dy të rinjtë dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, pas një konflikti për kanabisin. Deri më tani motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një sasi kanabisi e vjedhur nga Daniel Pepaj. Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt ishin ekzekutuar me armë zjarri tip kallashnikov, ku trupi i Vilsoni ishte i bërë shosh nga plumbat. Ndërkohë Klement Pepaj kishte marrë disa plumba në shpinë. Në kërkim është Daniel Pepaj, autori i dyshuar i kësaj vrasje të dyfishtë.

Top News/ Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve: U vranë nga Hamas
18/05 08:30
Top Channel/ Si nëpër filma! Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
17/05 22:42
Top News/ Berisha sulmon sërish SPAK: Dekonspiroi operacionin për të ndihmuar Ndokën
17/05 22:38
Top News/ Demokratët me sytë nga Gjykata/ Apeli cakton 11 qershorin për çështjen e vulës
17/05 22:32
Top News/ Ish-kryeministri nuk i ndahet Altin Dumanit: Dekonspiroi operacionin për para
17/05 22:32
Top News/ Berisha akuza Kuvendit: Hoqi sinjalin kur fliste i trafikanti, ka të dhënat e TIMS
17/05 22:29
Top News/ Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, ofensiva më e madhe ajrore nga nisja e luftës
17/05 22:29
Top Channel/ “Fati” i vulës së PD-së, gjykata e Apelit cakton datën për rigjykimin e çështjes
17/05 22:03
Top News/ Sopranoja Ermonela Jaho krah mbretit Charles III,performon në Shtëpinë e Operës Mbretërore
17/05 21:28
Top News/ Kosova shtyn regjistrimin e popullsisë, procesi zgjatet me një javë
17/05 21:27
Top News/ A u distancua nga vrasësi i policit!/ Luan Baçi përgënjeshtron akuzat e socialistëve
17/05 20:55
Top News/ Piramida e Tiranës, projekti më i mirë. Fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
17/05 20:52
Top Channel/ Shqiptarët, 30% vuajnë nga tensioni/ Mjekët: Konsumohet shumë kripa
17/05 19:50
Top News/ Kryebashkiakja e Durrësit në SPAK. Sako: S’ka lidhje me punën time
17/05 19:48
Top Channel/ Inspektoratet pa drejtim politik/ Shkëlqim Hajdari shpjegon reformën
17/05 19:42
Top Channel/ Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK kërkon t’u vihen prangat!
17/05 19:36
Top Channel/ Engjëll Agaçi 4 orë në SPAK! Thirret edhe kryebashkiakja e Durrësit
17/05 19:35
Top News/ SPAK godet klanet kriminale. 48 urdhër arreste, mes tyre dhe ish-deputetë e policë
17/05 19:00
Top News/ Sterilizimi, PS kërkon hetim nga 2009/ Opozita kundër, palët japin sinjale bashkëpunimi
17/05 18:14
Top News/ Dosja e mashtrimit me kreditë /PD kërkon dëgjesë me Gent Sejkon në Kuvend
17/05 18:13