Top News – Ekzekutimet ‘në qiell’ në Iran / Lëshohet alarmi, OKB: Situatë shqetësuese
28/07/2025 15:22

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025.Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë.Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut ka thënë se informacioni i mbledhur nga zyra e tij tregon se në shumicën e rasteve, procedurat gjyqësore janë kryer me dyer të mbyllura dhe kështu nuk janë respektuar të gjitha ligjet që garantojnë proces të drejtë.Sipas zyrës së tij, mbi 40 për qind e ekzekutimeve këtë vit janë kryer për shkelje të lidhura me drogën.Të tjerë janë dënuar për akuza sikurse “’armiqësia ndaj Zotit’, ‘korrupsion në Tokë’, dhe akuza tjera që përdoren shpesh nga autoritetet për t’i heshtur zërat kundërshtues”.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06