Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet pasi ka sjellë në mënyrë ilegale një kopje të serialit “Squid Game”. Pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentët e tjerë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit. Tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serial. Në lidhje me këtë situatë janë kryer arrestime në provincën veriore të vendit. Mediat e huaja raportuan se gjashtë persona të tjerë që e ndoqën serialin janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.