Durrësi është tronditur mëngjesin e kësaj të shtune nga një vrasje tipike mafioze. Edmond Çekiçi ëshgtë vrarë me armë zjarri teksa ndodhej brenda në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.40 minuta të mëngjesit të kësaj të shtune prapa Drejtorisë Arsimore dhe viktima rezulton të jetë një anëtar i bandës së Lul Berishës. Sipas burimeve të Policisë, ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake.