Interpol Tirana ka ekstraduar nga Roma 34 vjeçarin Malvin Skarra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas policisë Malvin Skarra, në mars të vitit 2019, në vendin e quajtur Ura e Cerenecit në Dibër, ka plagosur për motive të dobëta me armë zjarri shtetasin Mirdash Osmani.