Laert Haxhiu është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri këtë të mërkurë nën forca të shumta sigurie policore. I dënuari nga gjykata e posaçme me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, ka kaluar përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë drejt vendit tonë. Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos, pasi u kap me dokumente të falsifikuar.