Një 37-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Greqia me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Sajmir Brahimi, ishte dënuar nga gjykata shqiptare me 12 vjet burg për akuzën e vjedhjes me dhunë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2014.