Kievi refuzon kategorikisht çdo lidhje me incidentin e eksplozivëve të gjetur pranë gazsjellësit TurkStream në Serbi. Këtë e bëri të ditur përmes “X” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Georgii Tikhi, pas akuzave nga Budapesti. “Ukraina nuk ka asnjë lidhje. Mund të jetë pjesë e ndërhyrjes masive të Moskës në zgjedhjet hungareze”, shtoi ai.