Për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, Policia greke ka vënë në pranga 8 persona. Autorët dyshohet se vendosën një mjet shpërthyes në vilën e biznesmenit, në zonën pranë Agiofyllit. Pajisja përmbante rreth 10 kilogramë dinamit xhelatinë, por që nuk shpërtheu. Sipas hetimeve, urdhri për sulmin dyshohet se është dhënë nga dy të burgosur në burgun e Malandrinos, të cilët kanë përdorur bashkëpunëtorë jashtë burgut për realizimin e planit.