Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph u shfaq kritik ndaj qasjes amerikane në takimin e Washingtonit, të fokusuar sic theksoi ai tek ekonomia dhe jo tek njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Joseph thotë për DË se i ngarkuari amerikan për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, hoqi dorë nga çdo përpjekje serioze për të zgjidhur konfliktin.