Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe grupi prej 5 anëtarësh ku bënte pjesë do të qëndrojnë në burg sipas vendimit të dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e bërë nga Julian Sinanaj, teksa ccështja u pushua vetëm për një nga të dënuarit që ka ndërruar jetë në burg.