Kompania shtetërore ruse Rostec tha të martën se eksportet e saj të mbrojtjes u përgjysmuan që nga viti 2022, pasi porositë e brendshme u bënë përparësi për shkak të luftimeve në Ukrainë, por ajo pret sidoqoftë një rimëkëmbje të shpejtë. Deri në vitin 2022, Rusia mbante vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara në eksportet e mbrojtjes, por vëllimet ranë "për shkak të faktit se na është dashur të furnizojmë me pjesën më të madhe të prodhimit tonë, ushtrinë ruse", u tha gazetarëve shefi i Rostec, Sergey Chemezov.