Kriza energjitike ishte pjesë e diskututimeve të sotme në emisionin Breaking. Sipas avokatit Adriatik Lapaj ne i kemi kapacitetet por nuk kemi strategjinë e duhur. Ndërsa gazetari Bardhi Sejdarasi, i pyetur nëse po i shfrytëzojmë siç duhet kapacitetet, tha se duhet të investohet për format alternative të prodhimit të energjisë. Sejdarasi shtoi se duhet të funksionojë matësi inteligjent por dhe tenderi i fundit ka dështuar.