Top News – Ekonomia e BE rritet këtë vit / Blloku shmang për pak recesionin, optimizëm në Bruksel
13/02/2023 13:25

Komisioni Evropian pret që rritja për 20 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro të arrijë në 0.8% dhe rritja e përgjithshme për bllokun 27-anëtarësh të jetë 0.9%.Meritat e përmirësimit iu dhanë nivelit të lartë të depozitimit të gazit natyror që ka zbutur frikën e racionimit të energjisë gjatë dimrit. Ndërmarrjet dhe qeveritë evropiane u përpoqën të gjenin furnizime të reja alternative pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve të gazit natyror në Evropë, në mes të luftës në Ukrainë. Çmimet e gazit natyror, i përdorur për ngrohjen e shtëpive, industrinë e karburantit dhe prodhimin e energjisë elektrike, arritën nivele rekord verën e kaluar, duke u rritur deri në 18 herë mbi nivelin e para krizës dhe i bëri familjet dhe bizneset të reduktojnë përdorimin e tyre. Çmimet që atëherë kanë rënë nga ai kulm, megjithëse vazhdojnë të jenë rreth tre herë më të larta se përpara se Rusia të fillonte luftën në Ukrainë. “Ekonomia e BE-së i mposhti pritjet e vitit të kaluar, me rritje elastike, pavarësisht nga valët tronditëse nga lufta e agresionit rus”, tha Paolo Gentiloni, komisioneri i BE-së për ekonominë. “Dhe ne kemi hyrë në vitin 2023 me një bazë më të fortë se sa ishte parashikuar: Rreziqet e recesionit dhe mungesave të gazit janë zbehur dhe papunësia mbetet në një nivel të ulët rekord. Megjithatë evropianët ende përballen me një periudhë të vështirë përpara”, tha ai.

Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
DIGITALB DIGITALB