Tensionet në Egje, mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të shtohen kjo edhe pas vendimit të fundit të Ankarasë për dërgimin e një anijeje ushtarake në ishujt grekë me qëllim kryerjen e kërkimeve sizmike në zonë. Bëhet fjalë për anijen ushtarake “TSG Çesme”, e cila do të operojë në një zonë të gjerë në zemër të ishujve grekë gjatë ditëve në vijim.