Raporti I publikuar rreth përqindjes që zënë të ardhurat nga emigracioni në ekonominë shqiptare, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Zëdhënësja e kësaj force politike, Floriana Garo, akuzoi kryeministrin për largimin e shqiptarëve nga vendi. Ndërkohë nga ana tjetër, e fajësoi këtë të fundit se ka gënjyer për votën e emigrantëve, e për këtë diaspora duhet të bashkohet protestën e 3 marsit në shesh.