Jo vëtëm kompania Starlink, e Elon Musk, por edhe Microsoft ka rënë dakord të zgjasë mbështetjen e saj pa pagesë për Ukrainën deri në fund të vitit të ardhshëm. Kompania tha se do të ofrojë ndihmë teknologjike shtesë prej gati 100 milionë dollarësh, duke e çuar mbështetjen e saj totale për Ukrainën në më shumë se 400 milionë dollarë, që nga fillimi i krizës në shkurt.