Një veprim i ndërmarrë nga "Google Maps" u ka hapur shumë probleme ushtrisë ruse, pasi ka çaktivizuar përkohësisht mjetet që ofrojnë informacion të drejtpërdrejtë në lidhje me kushtet e trafikut në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga kompania për "VICE World News", pas raporteve se njerëzit në mbarë botën po e përdornin këtë shërbim për të gjurmuar lëvizjet e trupave dhe civilëve gjatë pushtimit rus.