Top News – Edhe 200 mijë vaksina/ Maqedonia e Veriut pret dërgesën e radhës nga Kina
30/04/2021 12:25

Në Maqedoninë e Veriut të premten kanë mbërritur 200 mijë vaksina kundër sëmundjes COVID-19 të prodhuesit kinez “Sinofarm”. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili së bashkë me ambasadorin kinez, Xhao Sung kishin dalë për të pritur dërgesën në aeroportin e Shkupit, tha se vaksinimi masiv do të nis të martën në Shkup dhe gjashtë qytete tjera. Sipas tij, në ditë pritet të vaksionohen mes 10 dhe 15 mijë persona. "Gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe vaksinat po shpërndahen në mënyrë korrekte sipas strategjisë së hartuar”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vaksina Sinofarm jepet në dy doza dhe ndryshe nga vaksina Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, vaksina kineze mund të ruhet edhe në një frigorifer të zakonshëm. Ministri i Shëndetësisë tha se së shpejti pritet të arrijë edhe një dërgesë prej 500 mijë vaksinave “Sinovak”, rreth 100 doza "Sinofarm", si dhe 26 mijë të tjera nga "Pfizer". Në Maqedoninë e Veriut deri të premten janë vaksinuar rreth 59 mijë persona ndërsa mbi 207 mijë janë paraqitur për vaksinim. Tani dy javë Maqedonia e Veriut shënon ulje të numrit të të infektuarve ndërsa me vendim të qeverisë janë miratuar edhe disa masa lehtësuese duke lejuar edhe punën e sektorit të gastronomisë në ambientet e hapura ndërsa është shkurtuar edhe ora policore. Sa i takon të infektuarve dhe viktimave, deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar mbi 151 mijë të infektuar me koronavirus ndërsa 4.818 persona kanë humbur jetën.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52